Franca është një republikë unitare gjysmë-presidenciale me kryeqytet Parisin, qyteti më i madh i vendit dhe qendra kryesore kulturore dhe tregtare; zona të tjera kryesore urbane përfshijnë Marsejën, Lionin, Tuluzën, Lillen, Bordo dhe Nicen. Franca është ndër themeluesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen.